Nuk është Neymar, Reali marrëveshje befasuese për transferimin e këtij sulmuesi

Nuk është Neymar, Reali marrëveshje befasuese për transferimin e këtij sulmuesi

08:26, 28/12/2018

Real Madrid nuk do sjellë emra të njohur, por po mendon për të ardhmen duke investuar për transferimin e talenteve.

Brahim Diaz, njëri prej aseteve më të mira të futbollit spanjoll dhe shumë shpejt ai do të kryejë transferimin nga Manchester City te Real Madrid, shkruan "Marca", raporton SYRI.net.

Klubi madrilen dhe Manchester City janë duke finalizuar detajet e transferimit 15 milionësh plus bonuset që do ta veshin 19-vjeçarin me fanellën e kampionit të Europës.

Kështu, Real Madridi po e thyen heshtjen e janarit për përforcimin e skuadrës, pasi në dimër nuk ka bërë asnjë transferim që prej sezonit, 2014/15 kur solli në “Bernabeu” brazilianin, Lucas Silvan.

Kontrata e Diaz me Manchester City përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe lojtari e dëshiron një aventurë të re në Spanjë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco