Shokon legjenda e Arsenal: 'Ozil duket si fantazmë në fushë'

Shokon legjenda e Arsenal: 'Ozil duket si fantazmë në fushë'

07:29, 28/12/2018

Legjenda e Arsenal dhe e Francës Emmanuel Petit ka kritikuar shumë performancat e mesfushorit gjerman Mesut Ozil.

Ai është fans i zjarrtë i Ozil por që dy sezonet e fundit ai lë shumë për të sëshiruar me paraqitjet e tij.

Mesut Ozil është bërë “fantazmë” dhe ka humbur dëshirën për të qenë një nder lojtarët më të mirë në botë, ka thënë sot dy herë fituesi i Premier League.

“Ku është Ozil i cili ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, duke bërë shumë asiste dhe shumë gola?”, ka thënë Petit për PaddyPoëer. “Mendoj që ai e ka humbur dëshirën për të qenë në fushë, tashmë nuk është më aty”.

“Ozil u zëvendësua në pjesën e parë kundër Brighton. Jam fans i madh i tij, por ai është vetëm një fantazmë në fushë dy vitet e fundit”.

Fituesi i Botërorit, i cili shënoi në finalen e vitit 1998 ku Fraca mposhti Brazilin për të marrë për herë të parë titullin botërori, ishte po ashtu kritik për mbrojtjen e Arsenalit.

 “Në mbrojtje janë të dobët, ata janë mesatar”, tha ai. “Ata bëjnë gabime të shumta individuale dhe kolektive. Ndonjëherë ju bëjnë të qeshin. Lëndimet nuk janë arsyetime, shumica e këtyre lojtarëve nuk luajnë më as për Kombëtare”, ka thënë Petit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco