Messi mund të bashkohet sërish me Guardiolën

Messi mund të bashkohet sërish me Guardiolën

23:49, 27/12/2018

Lionel Messi dhe Pep Guardiola kanë kaluar vite të shkëlqyer së bashku, në kohën kur strategu spanjoll drejtonte Barcelonën.

Te katalanasit, dyshja fitoi çdo trofe të mundshëm, duke u konsideruar dhe si një nga skuadrat më të mira të të gjitha kohërave.

Lionel Messi ka pranuar sot për mediat spanjolle se do të dëshironte shumë një ribashkim me ish-trajnerin e tij, si dhe e konsideroi Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë.

“Të ardhmes nuk i dihet dhe me Pep kemi punuar gjithmonë në mënyrë perfekte. Ai është një trajner shumë i mirë, më i miri në botë”, u shpreh ylli argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco