Menaxheri i famshëm: Italia nuk ka të ardhme në futboll nëse nuk mposht racizmin

Menaxheri i famshëm: Italia nuk ka të ardhme në futboll nëse nuk mposht racizmin

23:24, 27/12/2018

Menaxheri i famshëm, Mino Raiola, ka paralajmëruar futbollin italian se nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk arrin të mposhtë kancerin e racizmit.

Raiola ka disa lojtarë me ngjyrë mes klientëve të tij, duke përfshirë edhe Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe Moise Kean, dhe ai është zemëruar nga fyerjet raciste që i janë drejtuar Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjesh Inter-Napoli.

"Racizmi është produkt i injorancës", ka thënë ai për "ANSA". "Është e vështirë të flasësh me injorantët, por duhet të luftojmë gjithmonë kundër tyre dhe të jemi të bashkuar. Ku është qeveria ajo reale dhe ajo sportive? Ku është bashkimi? Ku janë bashkimi dhe solidariteti mes lojtarëve dhe klubit? Ky është një problem për të gjithë pronarët dhe futbollistët. Nëse Italia nuk e mposht këtë kancer, nuk ka të ardhme në futboll. Futbolli është një pasqyrë e shoqërisë. Kërkon një objektiv unik, guxim, ide të mira dhe by*ë”, deklaroi Raiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco