Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Klopp ka këtë mesazh për sfidën me Arsenalin

Klopp ka këtë mesazh për sfidën me Arsenalin

23:06, 27/12/2018

Liverpooli i ka fituar ndeshjet e fundit në Premierligë, por trajneri i skuadrës mendon se ata duhet të jenë akoma më të mirë për ndeshjen ndaj Arsenalit.

Jurgen Klopp u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të japin edhe më shumë në ndeshjen kundër Arsenalit.

“The Reds” janë të pamposhtur në Premierligë gjatë këtij edicioni dhe kanë fituar tetë ndeshjet e fundit, që nga barazimi pikërisht me Arsenalin.

Klopp ka kërkuar vëmendje në mënyrë që ta shmangin një situatë të njëjtë ndaj “Topçinjve”.

“Arsenali është në një moment të mirë. Kanë skuadër fantastike dhe një trajner fantastik, kështu që do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Një ndeshje komplet ndryshe, sigurisht. Nëse i lëmë të kundërsulmojnë siç kemi bërë kundër Newcastle, nuk mendoj se do të kemi shanse sepse ata janë shumë të mirë në atë aspekt. Kështu që duhet të përmirësohemi në disa gjëra”, ka thënë gjermani.

Skuadra e Klopp futet më e motivuar se asnjëherë në këtë ndeshje, pasi ata kanë krijuar një distancë prej shtatë pikëve me rivalët kryesorë për titull, Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco