Ardhja e Solskjaer ndryshon planin e Pogba

Ardhja e Solskjaer ndryshon planin e Pogba

22:46, 27/12/2018

Jose Mourinho dhe Paul Pogba nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe në shumë ndeshje mesfushori francez qëndroi në stol, gjë që vuri jo pak në pikëpyetje të ardhmen e kampionit të Botës. 

Pogba dukej shumë pranë Juventusit dhe mendohej që në janar, francezi do të rikthehej në Torino.

Por bordi drejtues i “Djajve të Kuq” shkarkoi Mourinhon disa ditë më parë dhe ardhja e Solskjaer ka bërë që Pogba të “rilindë”.

Si pasojë, zërat për një largim të francezit janë thuajse zhdukur dhe e ardhmja e tij shihet në “Old Trafford”.

Juventusi po mendon të rinovojë me Pjaniç dhe të mjaftohet me shërbimet e boshnjakut, të paktën deri në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco