Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Serie B/ Ledian Memushaj fiton derbin e shqiptarëve me Xhakomo Vrionin

Serie B/ Ledian Memushaj fiton derbin e shqiptarëve me Xhakomo Vrionin

21:24, 27/12/2018

Pescara e Ledian Memushajt mposhti sot me rezultatin 1-0 Venecian e Xhakomo Vrionit, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të të Serisë B.

Të dy  shqiptarët e nisën sfidën si titullarë, teksa Vrioni la fushën e lojës në minutën e 67-të, duke u zëvendësuar nga Literi.

Golin e fitores vendasit e shënuan në minutën e 74-t me Brugman.

Me këtë trepikësh, Pescara u ngjit në vendin e 5-të, në kuotën e 29 pikëve.

Ndërkohë shqiptari tjetër, Elhan Kastrti, e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj po konfirmohet nga ndeshja në ndeshje si lider te “delfinët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco