Ja si e thërrasin shokët e skuadrës Xherdan Shaqirin

Ja si e thërrasin shokët e skuadrës Xherdan Shaqirin

11:35, 26/12/2018

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme te Liverpool.

Xherdan Shaqiri u transferua në verën që shkoi te Liverpool nga Stoke City për 15 milionë euro, e që i ka mahnitur të gjithë.

Anësori kosovar është duke treguar formë të lartë te skuadra angleze, ku tash së fundmi u fitoi tri pikë të kuqve me dy golat e tij ndaj Manchester United.

Shaqiri ka arritur të ndërtoj raportet tejet të mira me shokët e skuadrës, të cilët po e përkrahin atë në çdo ndeshje.

Bashkëlojtarët e djaloshit nga Zhegra e Gjilanit e thërrasin me shkurtesën ‘Shaq’.

Shaqiri ka arritur që në 13 ndeshje në Premierligë të shënoi 5 gola, duke fituar kështu zemrat e tifozëve të Liverpoolit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco