Milan-Çelsi për Higuain, ja vendimi i Juventus për transferimin

Milan-Çelsi për Higuain, ja vendimi i Juventus për transferimin

11:33, 26/12/2018

Largimi i Gonzalo Higuainit nga Milani, që në janar, është më shumë se thjesht një hipotezë merkatoje. Këtë e konfirmon fakti se dje nga Torino, konkretisht nga klubi i Juves, ka ardhur “bekimi” në lidhje me një tratativë të mundshme mes Milanit e Çelsit, për një shkëmbim kokë më kokë, Higuain-Morata.

Bardhezinjtë janë ende në pronësi të kartonit të “Pipitas”, pasi e dërguan në Milano në huazim 1-vjeçar prej 18 milionë eurosh dhe me të drejtë blerje për 36 milionë të tjera. Por duke parë që nga ana tjetër, argjentinasi nuk po kap rendimentin e tij, “Djalli” po mendon që të bëjë një tjetër ndryshim, duke provuar një shkëmbim të Higuainit me Moratën.

Për më shumë, Juventusi është gati që t’i bëjë një “favor” mbi të gjitha vetes, sepse nëse Leonardo gjen akordin me blutë e Londrës, “Zonja e Vjetër” mund të vendosë që të rinovojë edhe kontratën e huazimit, duke kaluar nga 12 në 18 muaj. Kjo pasi torinezët e shohin më të thjeshtë një shlyerje të kartonit të Higuainit nga ana e Çelsit sesa nga Milani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco