Erdhi me bujë në verë, mbrojtësi i Partizanit drejt largimit

Erdhi me bujë në verë, mbrojtësi i Partizanit drejt largimit

10:45, 26/12/2018

Pas largimit të mbrojtësve Uakili dhe Gojkoviç, të cilët nuk ishin zgjedhje e parë e trajnerit Skënder Gega, pritet që nga të kuqtë të ketë të tjera skarcime në merkaton e janarit. “Panorama Sport” mëson se lojtari i radhës që do të largohet është mbrojtësi i djathtë, Rron Statovci.

21-vjeçari nga Prishtina erdhi me bujë në verën e këtij viti, por Gega i besoi sërish Labinot Ibrahimit pozicionin e mbrojtësit të djathtë, madje duke mos e grumbulluar Statovcin në asnjë takim të Superiores. Lojtari është aktivizuar vetëm me Partizanin B, ndërsa tashmë pritet të huazohet në një ekip të Superligës kosovare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco