Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

I abuzuan dhe kërcënuan familjen, ylli brazilian refuzon Seleçaon

I abuzuan dhe kërcënuan familjen, ylli brazilian refuzon Seleçaon

10:40, 26/12/2018

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandihno e ka refuzuar ftesën e ekipit kombëtar të Brazilit për shkak të kërcënimeve dhe abuzimeve të mëdha ndaj tij dhe familjes së tij pas eliminimit nga Kupa e Botës 2018 në Rusi.

33-vjeçarin e kishin quajtur majmun pa fije turpi, pasi kishte shënuar në portën e vet në humbjen e Brazilit 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës.

Fernandihno nuk ka luajtur për Brazilin në asnjërën prej gjashtë ndeshjeve të fundit.

Trajneri i Brazilit, Tite ka insistuar se e dëshiron me patjetër rikthimin e Fernandinhos, të cilin e kishte përfshirë në skuadër edhe në ndeshjen e parë të ‘Sambas’ pas Kupës së Botës.

Por, ai ka zbuluar tani se fituesi i Premierligës me Manchester Cityn nuk dëshiron të luajë me Kombëtaren sepse i ka premtuar familjes se nuk do të luajë më.

“Lojtari i parë që desha ta thërras pas Kupës së Botës ishte Fernandinho. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm që luan fort”, tha Tite.

“Por familja e tij u përball me mizori dhe ai i premtoi se nuk do ta rikthehet në Kombëtaren”, shtoi ai. 



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco