Duka bën analizën e vitit 2018, nota që i vë futbollit shqiptar dhe gara me Finon

Duka bën analizën e vitit 2018, nota që i vë futbollit shqiptar dhe gara me Finon

20:10, 25/12/2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në Supersport në një intervistë me gazetarin Ylli Aga, bën bilancin e vitit 2018, nga Kombëtarja, te Superiorja dhe tematikat e futbollit shqiptar.

Për notën e vitin 2018, Duka tha: “Nuk kam qenë ndonjëherë mësues, për të vënë nota, por ky vit ka sjellë një hap pozitiv me ato që ka dhuruar në jetën shqiptare”.

Përsa i përket mandatit të pestë si president i FSHF-së duke fituar përballë Bashkim Finos, Duka theksoi: “Ishte një garë ndryshe, nuk ka emocionet e lojës, por ka emocionet e një gare alternativash, për institucionin më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri. Alternativa nuk ishte për t’u nënvlerësuar, ishte një ish-kryeministër, një figurë publike, dhe e bëri si një ndeshje, madje edhe të kuotuar në baste”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco