Ja sa kohë kishte Ronaldo që nuk qëndronte në stol në një ndeshje kampionati

Ja sa kohë kishte Ronaldo që nuk qëndronte në stol në një ndeshje kampionati

19:14, 25/12/2018

Cristiano Ronaldo nuk do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventus ndaj Atalantës në Serie A ditën e mërkurë, por do të jetë në stolin e rezervave, diçka që nuk e kemi parë shpesh gjatë karrierës së tij.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri në konferencën e shtypit një ditë përpara sfidës.

“Për të parën herë, Ronaldo do të ulet në stol dhe do të shohë shokët e ekipit nga jashtë fushës. Jam shumë i lumtur me paraqitjet e tij, statistikat flasin vetë, por dua që ai të jetë në formë optimale në mars, kur të fillojë faza vendimtare e sezonit,” shprehet trajneri i bardhezinjve.

Hera e fundit që portugezi është ulur në stol ka qenë 17 gushti i vitit 2017, në Superkupën spanjolle ndaj Barcelonës.

Ai u fut nga stoli në minutën e 58-të dhe shënoi golin vendimtar 20 minuta më pas, përpara se të dilte me karton të kuq.

Gjithsesi në një ndeshje kampionati, hera e fundit që Ronaldo ka qenë ulur në stol ishte 23 prilli i vitit 2011, kur Real Madrid fitoi 6-3 ndaj Valencias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco