Guardiola zbulon arsyen pse Manchester City është më mirë se vjet

Guardiola zbulon arsyen pse Manchester City është më mirë se vjet

18:39, 25/12/2018

Pavarësisht se ka mbetur pak pas në garën për titull, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij po përmirësohet shumë.

“Në disa detaje ne jemi më të mirë se sezonin e kaluar, gjë e cila është normale, sepse ne kemi kaluar më shumë kohë së bashku”, ka thënë Guardiola për “Sky Sports”.

“Procesi ynë i ndërtimit të lojës, presioni lartë që bëjmë, mënyra si bëjmë lëvizje të ndryshme, alternativat që kemi në mbrojtje dhe sulm, na bëjnë që të jemi shumë më solid së më parë”, është përgjigjur Guardiola kur ka folur për rekordin që theu sezonin e kaluar.

“Natyrisht, ne lëshuam pikë, kjo ndodh, por pas kësaj ne gjithmonë ishim aty. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne.

Fitimi i trofeve apo i Champions Leagues, ishin gjashtë apo shtatë ndeshje ku ne ishim mirë, por në Premier League duhet të jeni në nivel çdo tri ditë, gjë që tregon se sa i vështirë është ky titull”, përfundoi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco