Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

E papritur/ Ylli i Milanit përjashtohet nga Gattuso

E papritur/ Ylli i Milanit përjashtohet nga Gattuso

18:16, 25/12/2018

Humbja me Fiorentinën në “San Siro” një javë më parë ka lëkundur pozitat e Gennaro Gattusos në krye të Milanit, dhe të gjithë mendojnë se ndeshjet kundër Frosinones dhe SPAL-it duhet të fitohen patjetër për të shpëtuar trajnerin kuqezi.

Për ndeshjen e nesërme në transfertë ndaj Frosinones, Gattuso ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar.

Për këtë ndeshje është rikthyer Bakayoko dhe Kessie, të cilët ishin të skualifikuar për ndeshjen kundër Fiorentinës për shkak kartonësh.

Për nesër tekniku kuqezi nuk duhet të llogarisë shërbimet e Susos, i cili është lënë jashtë liste. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Për këtë Milan mund të rreshtohet me skemën 4-4-2 nesër, me Higuain-Cutrone në sulm, ose me 4-3-3, me Mauri e Cutrone në krah të sulmit. Në mbrojtje Musachcio mund të zërë vendin e Zapata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco