Spalletti zbulon kur do të kthehet Nainggolan nga pezullimi

Spalletti zbulon kur do të kthehet Nainggolan nga pezullimi

18:03, 25/12/2018

Zbulohen detaje të reja mbi arsyet që shtynë drejtuesit e Interit, me në krye Marottën, të ndëshkojnë mesfushorin belg Radja Nainggolan, duke e pezulluar për ndeshjen me Napolin, e parashikuar për nesër në mbrëmje, dhe duke e gjobitur edhe me  100 mijë euro.

Sipas mediave italiane, gjithçka ka nisur pas humbjes me Chievon në Verona, ku mesfushori belg ka pasur një konfrontim aspak miqësor me disa tifozë të Curva Nord, tifogrupi më i zjarrtë i zikaltërve.

Më pas në mbrëmje, klubi është informuar se belgu përtej lodhjes dhe “dëshpërimit” për barazimin ndaj Chievos, kishte zgjedhur të festonte në diskotekë deri në orët e para të mëngjesit, gjë që më pas u pasua nga vonesa në stërvitjen e paradites.

Të gjitha këto gabim së bashku, detyruan Marottën të pezullojë belgun dhe ta gjobisë, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp, Spalletti u shfaq optimist se mesfushori do të rikthehet në dispozicion të tij, duke filluar nga transferta ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të vitit 2018.

“Jemi pjesë e një klubi, ku rregullorja është po aq e rëndësishme sa topi i futbollit, Më vjen keq që nuk do të kem një lojtar si Nainggolan për ndeshjen me Napolin, por mesfushori po punon me skuadrën dhe pas këtij pezullimi do të jetë në dispozicionin tonë”, deklaroi Spalletti në konferencën e sotme për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco