FOTO/ ‘Goal.com’ përzgjedh formacionin më të mirë të Serie A

FOTO/ ‘Goal.com’ përzgjedh formacionin më të mirë të Serie A

17:46, 25/12/2018

Tani që kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje nga përfundimi i pjesës së parë të sezonit të Serisë A, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, “Goal.com”, e ka zgjedhur formacionin me lojtarët më të mirë deri tani.

Këtë formacion e dominon Juventusi me plot katër lojtarë, Cristiano Ronaldo, Giorgio Chiellinin, Alex Sandron dhe Joao Cancelo.

Kjo nuk është aspak habi, pasi skuadra e Massimiliano Allegrit e ka vazhduar dominimin në Serie A edhe këtë vit, duke e mbajtur vendin e parë.

Mbrojtja, e përbërë nga tre futbollistët e Juventusit, kompletohet me Kalidou Koulibalyn e Napolit. Lojtari tjetër i Napolit në këtë listë është mesfushori Allan.

Ndërsa, me nga një lojtar përfaqëson pesë klube të tjera italiane: portieri Samir Handanovic i Interit, Nicolo Barella i Cagliarit, Manuel Lazzari i SPAL-it, Suso i Milanit dhe Krszyzstof Piatek i Genoas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco