Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Solskjaer synon të sjellë te Manchesteri lojtarin e Juventusit

Solskjaer synon të sjellë te Manchesteri lojtarin e Juventusit

17:29, 25/12/2018

Më pak se një javë më parë, Ole Gunar Solskjaer është emëruar si trajneri i Manchester United, pas shkarkimit të portugezit Jose Mourinho.

Tashmë trajneri norvegjez e sheh të domosdoshme afrimin e një lojtari me emër dhe po mendon për brazilianin e Juventusit, Duglas Costa.

Sipas italianes “Rai Sport”, 28-vjeçari nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme dhe Solskjaer e sheh si një përforcim që do të ndihmonte skuadrën për të arritur zonën Champions në fund të sezonit.

Kalimi në Premier Ligë do të ishte një aventurë e mirë për Costën, pasi ka provuar Bundesligën dhe Serinë A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco