Divorc i pashmangshëm, Napoli nuk dëshiron rinovimin me Hysajn

Divorc i pashmangshëm, Napoli nuk dëshiron rinovimin me Hysajn

12:10, 25/12/2018

Napoli dhe Hysaj përfundimisht distancohen dhe “divorci” është i pashmangshëm.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, shkruan se mes Napolit dhe mbrojtësit shkodran është ndërprerë diskutimi për rinovimin e kontratës.

“Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë”, ka shkruar media prestigjioze italiane.

Interesimi i trajnerit të Chelseas, Mauricio Sarri, për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, ndërkohë që ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco