Milan-Chelsea, po ndodh shkëmbim i bujshëm lojtarësh!

Milan-Chelsea, po ndodh shkëmbim i bujshëm lojtarësh!

11:50, 25/12/2018

Milan dhe Chelsea po planifikojnë shkëmbimin e bujshëm të sulmuesve.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratës dhe Gonzalo Higuainin, ku sipas “Sport Mediaset” marrëveshja është arritur në parim dhe pritet të diskutohen vetëm pikat e fundit të kontratës.

Sulmuesi i Chelseat, Morata nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e Maurizio Sarrit, ndërsa edhe Higuain po kalon ditë të vështira tek Milani dhe dëshiron të bashkpunojë me ish-trajnerin e Napolit.

“SportMediaset” raporton se Higuaini do të kalojë si huazim për gjashtë muaj në Chelsea, ndërsa Morata do të shkojë si huazim për 18 muaj në Milan.

Në fund të sezonit, Milani do t’ia dorëzojë Chelseat opsionin për ta blerë Higuainin për 36 milionë euro.

Kjo marrëveshje do të duhej të aprovohej edhe nga Juventusi, pasi Higuain është i huazuar për tek Milani që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco