Solskjaer e ka gati blerjen e parë te Man.United, vjen nga Serie A

Solskjaer e ka gati blerjen e parë te Man.United, vjen nga Serie A

10:21, 25/12/2018

Trajneri i Manchester United, Oli Gunnar Solskjaer e ka “piketuar” transfertën e parë te skuadra e re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas i cili preferohet së tepërmi nga tekniku i “Djajve të Kuq”.

“TuttoMercatoWeb” shkruan sot se disa prej agjentëve të klubit anglez ishin prezent në ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.

Mbrojtësi grek mund të lërë Romën në janar, ku italianët do të fitonin 36 milionë euro.

Përfaqësuesit e Djajve të Kuq ishin jashtëzakonisht të impresionuar me paraqitjen e futbollistit.

Theksojmë se për 27-vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra kampione e botës, Real Madrid.

Greku deri tani ka zhvilluar 143 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco