Duka: 6 skuadra synojnë titullin kampion në Kategorinë Superiore, le ta fitojë...

Duka: 6 skuadra synojnë titullin kampion në Kategorinë Superiore, le ta fitojë...

09:08, 25/12/2018

Armand Duka ka bërë bilancin e vitit 2018 rreth Kategorisë Superiore.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, presidenti i FSHF-së foli edhe për të ardhmen e Christian Panuccit i cili sipas tij do të respektojë kontratën.

“2018-ta, nga janari që përbën dy gjysmë edicione, është një hap pozitiv për futbollin shqiptar. Zhvillim më të madh sesa infrastruktura e futbollit në Shqipëri, unë nuk besoj të ketë ndonjë fushë tjetër e jetës. Madje, i pari është futbolli dhe pas shumë vendeve bosh, mund të jetë ndonjë gjë tjetër. Kemi stadiume për të zhvilluar të gjitha nivelet e kompeticioneve, në Elbasan, në Shkodër po ndërtojmë në Tiranë dhe do të ndërtojmë një projekt në Kukës”, tha ai.

Panucci? “Nga mua mund të jetë i pakënaqur Panucci, por ka një kontratë që duhet ta respektojë. Megjithatë, nëse ka një propozim për një karrierë shumë të mirë të Panuccit, mund të vijë dhe ne do ta diskutojmë. Por, nuk ka ndonjë të vërtetë. Nuk besoj se do të largohet.

Si e shikoni rivalitetin mes Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut?

Një rivalitet normal i të gjithë kampionateve me dhjetë skuadra. Ekipet e kreut mund të themi që janë gjashtë, nga Partizani te Flamurtari, janë të mundshëm për të dalë kampionë sepse jemi vetëm në gjysmën e edicionit. Uroj të jetë me garë të fortë deri në fund.

Nëse vjen vendimi për dënimin e Skënderbeut, çfarë ndodh në FSHF?

Ne duhet të presim dhe të flasim pas vendimit. S’bëjmë skenar (qesh).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco