Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Juventusi gati të transferojë sulmuesin nga Premier League

Juventusi gati të transferojë sulmuesin nga Premier League

08:21, 25/12/2018

Juventusi është duke e menduar një tjetër lëvizje të madhe në verë, pasi është vënë pas yllit të Manchester United, Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg ka qenë jashtë forme këtë sezon pasi ka shënuar vetëm gjashtë gola në 22 ndeshje.

Madje ai ka pasur probleme edhe me trajnerin Jose Mourinhon, që shpesh e linte në stolin rezervë, por kjo nuk ka mjaftuar që ta trembë klubin e Juventusit.

Sipas “Calciomercato” Juventusi e konsideron Lukakun si zëvendësuesin ideal të Mario Mandzukicit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kroacisë, tani është 32 vjeç dhe në fund të sezonit bardhezinjtë po përgatiten për të afruar sulmuesin belg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco