“Liverpoolit do t’i vijë momenti që të gabojë”

“Liverpoolit do t’i vijë momenti që të gabojë”

23:52, 24/12/2018

Gabimet në garën për titull janë të pashmangshme për Liverpoolin, sipas trajnerit të Crystal Palace, Roy Hodgson.

Manchester City është mposhtur 3-2 në shtëpi ndaj Palace duke bërë që Liverpooli të shkëputet me katër pikë avantazh në krye të renditjes së Premier League.

“Nuk mendoj se Pep Guardiola duhet të shqetësohet për dizavantazhin e katër pikëve me 20 ndeshje të mbetura”, shprehet Hodgson.

“Një nga ato ndeshje do të jetë ndaj Liverpoolit, por edhe pa atë ndeshje shanset që Liverpooli të gabojë ekzistojnë. Dikush do t’i mposhtë befasisht, ka akoma ndeshje për t’u luajtur dhe diku do të gabojnë”, tha Hodgson.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco