Xherdan Shaqiri shndërrohet në lojtarin kyç të Liverpoolit

Xherdan Shaqiri shndërrohet në lojtarin kyç të Liverpoolit

23:22, 24/12/2018

Xherdan Shaqiri ka arritur të bëhet një prej futbollistëve kryesorë të Liverpoolit, dalëngadalë duke u futur në 11-shen titullare.

Futbollisti kosovar, që në verë te Liverpooli kaloi për 13 milionë paund, aktualisht po shkëlqen me “The Reds”.

Forma e lartë e Shaqirit kulmoi me dy golat dhe super paraqitjen e tij ndaj Manchester United, ku i vetëm 27-vjeçari mposhti “Djajtë e Kuq”.

Shaqiri përveçse është shndërruar në lojtar kyç për ekipin e Jurgen Klopp, po ashtu ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve, duke u bërë njëri nga lojtarët më të pëlqyer të tifozëve të gjigantit anglez.

Deri tani në 18 javë në Premierligë, futbollisti nga Gjilani ka gjithsej 13 paraqitje me të kuqtë, ku 6 herë është futur në lojë nga stoli i rezervave dhe 7 herë ka qenë titullar.

Shaqiri me statistikat e tij, ka lënë në hije edhe Philippe Coutinhon, i cili u largua nga Liverpooli për të kaluar në Barcelonë.

Në këtë sezon, Coutinho ka luajtur 15 ndeshje ku ka 4 gola dhe një asist, derisa Shaqiri ka më shumë gola dhe asistime (5 gola, 2 asiste), në vetëm 13 ndeshje, derisa i janë dashur 300 minuta më pak për t’i arritur këto shifra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco