Gega bën analizën e gjysmës së parë të kampionatit

Gega bën analizën e gjysmës së parë të kampionatit

22:04, 24/12/2018

Në një prononcim për RTSH, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, bën analizën e dy fazave të para për ekipin e tij, ku ndeshjet ndaj Skënderbeut i cilëson si për të ardhur keq, sidomos atë të parën në Korçë, ku u mundën në sekondat e fundit.

“Unë e kam filluar karrierën tek Partizani, dhe është një dëshirë e madhe të punoj këtu. Është e thjeshtë kur bën diçka që do, por gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe. Ta shohësh nga jashtë kampionatin duket e thjeshtë, por të drejtosh vetë një ekip është shumë e vështirë.

Të gjithë ne këtu kemi dobësitë tona, dhe e shfaqim ndonjëherë. Duhet të rritemi akoma. Jam i kënaqur me pikat e forta, që është grupi, dhe përgjegjësia është e të gjithë lojtarëve. Unë i jap vlerë çdo ekipi që është në kampionat, dhe kanë specifikën e vet.

Një kampionat me katër faza është shumë i vështirë. Duhet menaxhuar çdo ndeshje. Ndeshjet kundër Skënderbeut janë për të ardhur keq, sidomos në ndeshjen e parë, ku humbëm në sekondat e fundit, humbëm minimumin një barazim.

Derbi historikisht për aq kohë sa mbaj mend unë, të jep orë të lumtura dhe adrenalinë. Duhet të krijohet një kulturë tjetër. Duhet të japim mesazhin që luhet futboll, dhe mes nesh ka fair-play.

Unë nuk do të dëshiroja asnjëherë që të largoj dikë që nuk e meriton dhe nuk do ta bëj. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në janar, të jemi racionalë dhe të mos kthehemi pas me gabime. Janë me gishta ata që janë në dyshim për të ardhmen, por me këto që kemi, do përmirësohemi për të ardhmen.

Duke qenë të bashkuar, duke qenë profesionistë, kemi edhe mbështetjen e presidentit, tifozët e mrekullueshëm, besoj se do bëjmë përpara. Kampionati është i gjatë, por është një garë që duhet mbajtur ritmi gjithë kohës”, tha Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco