Reali zbulon një yll të ri në Botërorin e Klubeve

Reali zbulon një yll të ri në Botërorin e Klubeve

20:55, 24/12/2018

Reali i Madridit doli kampion në Abu Dabi dhe e bëri për herën e tretë radhazi, diçka që nuk e ka bërë asnjë skuadër në historinë e Botërorit të Klubeve.

Përveç këtij lajmi, tjetër gjë pozitive në Emiratet e Bashkuara ishte shkëlqimi i Marcos Llorentes.

Deri në kompeticionin e organizuar nga FIFA, i riu kishte nisur ngadalë që të rritej në lojë dhe të zëvendësonte Casemiron. Por, nga finalja e Botërorit, Llorente është më shumë sesa një zëvendësues i brazilianit.

Askush nuk dyshonte te cilësia e tij dhe tek ajo që mund t’i japë Realit, por shumë pak e prisnin që të tregohej kaq shumë i përgjegjshëm dhe të luante si një veteran në mesfushë.

Ndaj Al Ain ai arriti të shënonte një gol mjaft të bukur, pikërisht ajo që i mungonte për të kompletuar performancat e shkëlqyera me fanellën madrilene.

Detyra e tij në fushë është që t’u “vjedhë” sa më shumë topa kundërshtarëve, por ai tregoi se di ta bëjë mirë edhe rolin e organizatorit. Por, kujdes, jo të gjithë janë të kënaqur me këtë histori.

Casemiro që është rikthyer nga dëmtimi, kërkon të jetë sërish si titullar përkrah Modriçct dhe Toni Krosit. Por nuk do të jetë kaq e lehtë, pasi Llorente po shkëlqen dhe do të vazhdojë të ketë besimin e trajnerit Solari edhe në ndeshjet e ardhshme të kampionatit spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco