Barcelona do transferojë në verë yllin e PSG-së

Barcelona do transferojë në verë yllin e PSG-së

16:54, 24/12/2018

“Telenovela” për yllin e Paris-Saint Germain ka përfunduar. Adrien Rabiot ka vendosur për të mos rinovuar me ekipin e tij dhe duket se transferimi në Barcelonë do të bëhet realitet gjatë merkatos së verës.

Pas problemeve me trajnerin, stafin teknik, por edhe tifozët të cilët i kushtuan një banderolë duke i thënë: “Nuk kemi nevojë për ty”, mesfushori francez ka marrë vendimin e tij.

Edhe pse presidenti i klubit, Al Khelaifi, i ka ofruar një kontratë të majme, Rabiot nuk ka ndryshuar mendje.

Juventus, Chelsea dhe Tottenham ishin në garë për të, por ai do të transferohet me parametra zero në “Camp Nou”.

Gjithsesi, Barça do të duhet të paguajë një bonus prej 10 milionë eurosh për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco