A do largohet nga Shqipëria për të drejtuar Romën? Panucci tregon si qëndron e vërteta

A do largohet nga Shqipëria për të drejtuar Romën? Panucci tregon si qëndron e vërteta

16:17, 24/12/2018

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka mohuar kategorikisht lajmin e bërë publik paraditen e sotme në mediat italiane, ku thuhej se 45-vjeçari është në bisedime me Romën, për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Për “Panorama Sport” tekniku italian ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke respektuar kështu kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco