Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Portieri kosovar bëhet hero, kualifikon Man.Cityn në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Portieri kosovar bëhet hero, kualifikon Man.Cityn në gjysmëfinalen e Carabao Cup

23:32, 18/12/2018

Kanë përfunduar me barazim 90 minuta të ndeshjes Leicester City-Manchester City, e vlefshme për çerekfinalen e Carabao Cup.

Pas penalltive ishte Aro Muric që priti dy penallti për Manchester Cityn duke u bërë heroi i kësaj ndeshje.

Pjesën e parë e fitoi Manchester City, pas një supergol nga Kevin De Bryene (14’).

Në pjesën e dytë Leicestser barazoi rezultatin në minutën e 73’ me anë të Albrighton.

Pas kësaj, u desh të ekzekutohen penalltitë, ku në portë për Cityn ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares se Kosovës.

Nga ekzekutimi i penalltive, Fughs nga Leicester dhe Sterling i humben penalltitë e dyta, kurse Muric priti penalltinë e Madisson dhe Soyncu.

Kështu City është skuadra e dytë pas Burton Albion që kalon në gjysmëfinale të kësaj kupe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco