Moti i keq anulon ndeshjen? Merret ky vendim për Bolonja-Milan

Moti i keq anulon ndeshjen? Merret ky vendim për Bolonja-Milan

18:53, 18/12/2018

Pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, autoritetet italiane kanë marrë vendimin për të zhvilluar ndeshjen ndërmjet Bolonjës dhe Milanit e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Dëbora dhe moti i keq prej ditësh ka mbuluar qytetin dhe stadiumin “Renato Dall'Ara”, ndërsa sot pasdite është raportuar se ndeshja nuk do të anulohet, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Për shkak të motit të keq ndeshja ishte në dyshim, por situata është normalizuar duke pastruar impiantin nga dëbora dhe gjithçka pritet të startojë në orën 20:30.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco