Man.United befason me trajnerin e ri, dikur heroi i finales së Championsit

Man.United befason me trajnerin e ri, dikur heroi i finales së Championsit

18:07, 18/12/2018

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga Manchester United, duket se personi i cili do ta kryejë këtë rol deri në fund të këtij sezoni do të jetë ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit raportohet se është në bisedime me klubin anglez për ta marrë pozicionin e trajnerit të përkohshëm deri në përfundim të këtij sezoni.

Besohet se klubi dëshiron që rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit ta marrë dikush me përvojë, raporton The Mirror.

Solskjaer aktualisht drejton skuadrën e Moldes së Norvegjisë. Drejtuesit e Manchester Unitedit besojnë se do ta arrijnë një marrëveshje të tillë deri të martën, kur pritet të zyrtarizohet ky emërim.

Në fund të sezonit, klubi do ta shqyrtojë vendimin për emërimin e një trajneri tjetër, pasi që mediat angleze raportojnë se favoritët për këtë pozitë në një periudhë më afatgjatë janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

Kujtojmë që Solskjaer ishte heroi i finales dramatike në sezonin 2000-2001 të Champions Leagues ku fillimisht norvegjezi barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 90', ndërsa në shtesë dha asistin e përmbysjes së madhe të "Djajve" ndaj Bajernit të Mynihut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Tifoz i Bayern Mnchen18/12/2018 21:56

Finalja per te cilen flitet eshte e vitit 1999, ne edicuonin 2000-2001 ne finale ishin Bayern-Valencia dhe ndeshja perfundoi 1-1. Me penallti fitoi Bayern.

Balo Bna 18/12/2018 18:38

Golin e barazimit e beri Ted Sheringham,Ole - Gunar beri me majen e këpuces golin e avantazhit/ fitores...

Shto koment

Denonco