FOTO/ E denoncon ish-gruaja e tij, ‘ylli’ i Barcelonës rrezikon burgun

FOTO/ E denoncon ish-gruaja e tij, ‘ylli’ i Barcelonës rrezikon burgun

17:59, 18/12/2018

Ish-lojtari i Barcelonës, Rafael Marquez është sërish në telashe.

Futbollisti i njohur do të përballet në Gjykatë me ish-gruan e tij, Adriana Lavat, e cila e akuzon se nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur dy vite më parë mbi detyrimet financiare për fëmijët e tyre.

Aktoria Lavat këmbëgul se ish-bashkëshorti i saj, edhe pse është një milioner dhe jeton mes luksit me familjen e tij të dytë, nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur.

Me këtë akuzë 39-vjeçari rrezikon madje edhe burgun.

Pas divorcit mes çiftit u vendos që djali Santiago të jetonte me Rafan, ndërsa vajza Rafaela me të ëmën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco