Konfirmohet/ Kukësi arrin marrëveshjen, në janar transferon këtë lojtar

Konfirmohet/ Kukësi arrin marrëveshjen, në janar transferon këtë lojtar

17:17, 18/12/2018

Eduard Rroca nga muaji janar do të jetë lojtar i Kukësit.

Sot në Tiranë, fantazisti që luan prej katër sezonesh me Luftëtarin, i shoqëruar nga presidenti Grigor Tavo, zv.presidenti Harrallamb Tavo, kanë zhvilluar takime itensive me kreun e klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Fillimisht Tavo ra dakord me Gjicin për shumën e blerjes së Rrocës, ndërsa më pas presidenti i Kukësit bindi lojtarin për pagën që do të ketë dhe marrëveshjen e re, duke filluar nga janar.

“Po, kemi mbyllur marrëveshjen me Kukësin për shitjen e Rrocës. Lojtari do të luajë ndeshjen e fundit me Luftëtarin të dielën dhe më pas do të jetë në dispozicion të Kukësit”, thuhet zyrtar të Luftëtarit për ‘panorama sport’.

Përveç 50 mijë eurove që do të kalojnë në llogari të Luftëtarit, klubi gjirokastrit ka ruajtur 15 % të kartonit në rast rishitje të fantazistit nga Kukësi drejt një ekipi tjetër.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco