Pas shkarkimit, gjigantët e Championsit kërkojnë të nënshkruajnë me Mourinhon

Pas shkarkimit, gjigantët e Championsit kërkojnë të nënshkruajnë me Mourinhon

16:52, 18/12/2018

Pas humbjes rezultateve të dobëta dhe humbjes turpëruese 3-1 ndaj Liverpoolit, bordi i Manchester United ditën e sotme mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Jose Mourinho.

Por, duket se Jose Mourinho nuk do të mbetet gjatë pa punë pasi menjëherë mediat spanjolle kanë raportuar nisjen e kontakteve mes Mourinhos dhe Florentino Perez që po mendo t’i besojë portugezit stolin e trajnerit të Real Madridit.

Skuadra spanjolle ka kohë që është e interesuar për portugezin, ndërsa Santiago Solari po përflitet se do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan SYRI.net.

Deri në këto momente janë vetëm zëra merkato pasi asgjë nuk është konfirmuar.

Trajneri portugez nuk arriti që në këtë sezon të jap rezultate të mira, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë 19 pikë larg kreut të tabelës në Premier League.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco