Merret vendimi i papritur në Kupën Libertadores pas finales River-Boca

Merret vendimi i papritur në Kupën Libertadores pas finales River-Boca

15:35, 18/12/2018

Ndryshime të rëndësishme në kompeticionet për klube në Amerikën Latine.

Edhe pse është ende atmosferë festimesh pas titujve të fituar nga River Plate e Atletico Paranaensem në Copa Libertadores dhe atë  Copa Sudamericana, konfederata amerikano-latine e futbollit “CONMEBOL” publikoi kalendarin e fazës së parë të këtyre dy kompeticioneve për edicionin e ardhshëm.

Bie në sy fakti që finalet e tyre do të luhen me një ndeshje të vetme.

Në edicionin e 16-të të Copa Libertadores, ku River Plate fitoi pas një superfinaleje plot me polemika ndaj Boca Juniorsit, do të marrin pjesë 47 skuadra dhe finalja e këtij kompeticioni është parashikuar të zhvillohet më 23 nëntor, në stadiumin “Nacional” të Santiagos së Kilit.

Turneu do të nisë më 21 janar dhe do të zhvillohen 3 raunde kualifikuesesh, përpara fazës së grupeve që do të nisë më 5 mars e do të mbyllet më 9 maj.

Në Copa Sudamericana, ku triumfoi Atletico Paranaense, do të marrin pjesë 54 klube, 44 të kualifikuara nga kompeticionet dhe 10 të ardhura nga Libertadores, pas përfundimit të fazave të mëparshme.

Finalja e Copa Sudamericana do të zhvillohet më 9 nëntor të 2019-s në stadiumin “Nacional” të Limës, në Peru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco