VIDEO/ Kololli theu bankinën me grusht, presidenti i Zyrihut mban këtë qëndrim

VIDEO/ Kololli theu bankinën me grusht, presidenti i Zyrihut mban këtë qëndrim

15:18, 18/12/2018

Lojtari me origjinë shqiptare, Benjamin Kololli, i cili luan për Zyrihun në Zvicër, ka kryer një gjest që është komentuar shumë, pasi ka goditur me grusht pankinën, i pakënaqur nga vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar.

Mirëpo, trajneri i tij nuk e ka ndëshkuar aspak, duke thënë se veprimi i tij ishte thjesht i papërshtatshëm për publikun dhe ai vetëm sa do të paguante dëmin që kishte shkaktuar vetë.

Në mbrojtje të futbollistit ka dalë edhe presidenti i klubit të Zyrihut, Ancilo Kanepa, i cili ka thënë se Kololli mund t’i shpëtojë ndëshkimit, pasi veprimi nuk ishte dhe aq antisportiv.

“Ai do të duhet të paguajë për dëmin që i bëri pankinës. Por nuk do ta bëjmë të madhe. Edhe unë nga stresi njëherë kam gjuajtur me karrige në tribunën VIP”, ka përfunduar mes të qeshurave presidenti Kanepa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco