Messi mban fjalimin prekës pasi merr ‘Këpucën e Artë’

Messi mban fjalimin prekës pasi merr ‘Këpucën e Artë’

15:01, 18/12/2018

Lionel Messi ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat europiane sezonin e kaluar.

Ky ishte çmimi i pestë për argjentinasin, i cili kalon Cristiano Ronaldon, që ka katër në listën e futbollistëve me më shumë çmime të “Këpucës së Artë”.

Messi shënoi 34 gola në La Liga, sezonin e kaluar duke i ndihmuar Barcelonës ta fitojë titullin.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte i dyti me 32 golat e tij në Premierligë.

Messi ishte shumë i lumtur, teksa pas marrjes së trofeut deklaroi: “Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll”.

Ai, gjithashtu, kishte fjalë falënderimi për shokët e skuadrës: “Më pëlqen puna, përpjekja dhe, mbi të gjitha, shokët e skuadrës. Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam lojtarët më të mirë në botë te Barcelona dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë, që unë t’i fitoj këto çmime”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco