Klopp i thur elozhe Xherdan Shaqirit

Klopp i thur elozhe Xherdan Shaqirit

21:38, 16/12/2018

Jurgen Klopp u duk qartazi dhe me të drejtë mjaft i lumtur pas fitores së Liverpoolit 3 -1 kundër Manchester United.

Trajneri i “The Reds” shprehu vlerësime maksimale për futbollistët e tij dhe për lojën e bërë në këtë sfidë, sidomos për lojtarin e ndeshjes, Xherdan Shaqirin, i cili hyri si zëvendësues dhe shënoi 2 gola.

Të gjithë lojtarët bënë diferencën në fushë. Nuk ke nevojë të shënosh për ta bërë këtë gjë, por kur realizon gol, të ndihmon jashtëzakonisht shumë, sidomos kur je një lojtar ofensiv. Shaqiri është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, është mjaft i aftë për të krijuar raste dhe për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe lojën e sotme”, tha Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Baxi17/12/2018 03:57

Mesi i Shqiptaris

Shto koment

Denonco