Kjo foto po bën xhiron e rrjetit, Mourinho pyet për Shaqirin

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit, Mourinho pyet për Shaqirin

19:40, 16/12/2018

Liverpooli luajti në “Anfield Road” kundër Manchester United sfidën e javës së 17-të në Premierligë, shkruan Syri.net.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 3-1, ku pasi rezultati ishte 1-1, Xherdan Shaqiri futet në lojë, shënon dy herë në portën e De Geas, duke i dhënë triumfin skuadrës së tij.

Menjëherë pas dështimit të Manchester United, në rrjetet sociale plasin komentet kundër trajnerit Jose Mourinho.

Madje, në një fotomontazh që mund ta shihni më poshtë duket portugezi që nxjerr kokën nga një perde dhe pyet: “A shkoi Shaqiri?.

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco