VIDEO/ Shaqiri hero në derbin anglez, golat e tij ngjisin Liverpoolin në krye të Premierligës

VIDEO/ Shaqiri hero në derbin anglez, golat e tij ngjisin Liverpoolin në krye të Premierligës

18:49, 16/12/2018

Liverpooli luajti në “Anfield Road” kundër Manchester United sfidën e javës së 17-të në Premierligë, shkruan Syri.net.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 3-1, duke u ngjitur në krye të renditje, me 1 pikë më shumë se Manchester City.

“The Reds” kaluan në avantazh në minutën e 24-t me anë të Mane, por Lingard në të 33’ barazon shifrat, 1-1.

Në pjesën e dytë Klopp aktivizon Xherdan Shaqirin dhe lojtari me origjinë shqiptare nuk zhgënjen, duke shënuar golin e dytë në minutën e 73-të.

Por ylli kosovar nuk ndalet, teksa në të 81’ realizon edhe golin e tretë për “The Reds” dhe të dytin personal.

Më shifrat 3-1 mbyllet supersfida e kësaj jave në Angli, teksa Liverpool vazhdon rrugën drejt titullit kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco