Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

U largova nga Barcelona pasi nuk i shihja dot prindërit duke vuajtur

U largova nga Barcelona pasi nuk i shihja dot prindërit duke vuajtur

11:39, 16/12/2018

Andre Gomes u transferua me bujë nga Valencia tek barcelona dhe ishte një gëzim i dyfishtë pasi arritën që të mposhtnin konkurencën e Real të cilët ishin shumë të interesuar për lojtarin.

Ai nuk pati shumë momente të mira gjatë qëndrimit në Barcelonë pasi kurrë nuk bindi me paraqitjet e tij.

Këtë vit portugezi është transferuar në Premier League tek Everton, ku i ka bërë të gjithë të bien në dashuri me performancat e tij.

“Koha ime në Barcelonë ishte e vështirë sepse nuk ndihesha i lumtur”, tha Gomes.

“Kisha disa momente të mira, por gjatë momenteve të vështira vuajta për babanë dhe nënën. Për mua ishte shumë e vështirë t’i përmbush pritjet, jo vetëm të tifozëve por edhe të miat”, shtoi ai.

“Nuk mundja t’i shihja prindërit duke vuajtur, por tani jam duke e shijuar futbollin përsëri”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco