Kovaç: Kjo ishte ndeshja më e mirë

Kovaç: Kjo ishte ndeshja më e mirë

10:58, 16/12/2018

Bayerni ka mposhtur me rezultatin 0-4 Hannoverin dhe ka barazuar me pikë B. Monchengladbach e vendit të dytë.

Trajneri Niko Kovac është shprehur se kjo ishte një ndër ndeshjet e tij më të mira, nën drejtimin e Bayern.

“Dua të falënderoj skuadrën për këtë paraqitje, për këtë fitore dhe kënaqësinë që më dha të shihja një ekip perfekt në fushë. Pas barazimit 3-3 ndaj Ajax nuk ishte e lehtë, për treguam se jemi një ekip me karakter dhe që gjithnjë luan për fitore. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Dominuam për 90 minuta, krijuam dhe shënuam shumë gola, ndaj e merituam fitoren”, tha Kovac.

Pavarësisht kësaj, Bayern qëndron sërish 9 pikë pas Borussia Dortmund, që gjithashtu fitoi dhe ruan kreun, ndërsa kampionët e Gjermanisë qëndrojnë në vendin e dytë. “Nëse luajmë kështu gjithnjë kjo diferencë mund të ngushtohet në javët në vijim. Duhet ta mbyllim këtë vit me fitore, duke vënë në presion rivalët. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë, ndaj jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë”, tha Kovac.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco