Lojtari e konfirmon: Do largohem nga Reali

Lojtari e konfirmon: Do largohem nga Reali

10:25, 16/12/2018

Ndodhet që prej vitit 2014 te skuadra e Real Madrid, është protagonist i padiskutueshëm si në La Liga ashtu dhe në triumfin që skuadra “merengues” ka patur në Champions League në 3 sezonet e fundit.

Por tashmë e ardhmja e portierit 31-vjeçar Keylor Navas është në dyshim, që pas ardhjes në “Santiago Bernabeu” të portierit belg Thibaut Courtois, që tashmë është titullar. Për këtë arsye, portorikani Navas po sheh mundësinë e largimit nga Reali në fund të këtij sezoni.

Këtë sezon, Navas është aktivizuar vetëm 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e “los blancos”, duke humbur kështu postin e titullarit. “Unë pranoj zgjedhjet e trajnerit, por tani një prej nesh është I tepërt, ndaj edhe mund të largohem nga Reali”, ka thënë Navas, lajm që konfirmohet nga e prëditshmja spanjolle “Marca”.

Ofertat për portierin amerikano-latin nuk mungojnë, një lojtar me përvojë, që do të ishte titular kudo që do të shkonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco