Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote në WBO, ja fjalët e tij

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote në WBO, ja fjalët e tij

09:19, 16/12/2018

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në boksin për të rinj kategoria WBO. Ai mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz, në ndeshjen e cila u zhvillua në Tiranë.

Uldedaj ka regjistruar fitoren e 10-të në karrierën e tij dhe mbetet i pamposhtur, tek për argjentinasin kjo ishte humbja e parë.

Ndeshja zgjati 10 raude me Uldedaj që u votua nga të tre gjyqtarët,98-91, 98-91,98-91.

Pas takimit ai nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Jam krenar që ua shpërbleva të gjithëve përkrahjen. Tre muaj derdhje djerse gjaku për mua port ë cilat u shpërblyen. Kemi pasur taktike special me trajnerin dhe kemi punuar zellshëm”, tha ai.

Ai fitoren ia dedikoi babait dhe të gjithë familjes së vet.

“Babait tim, dajës tim dhe gjithë familjes sime ia dedikoi fitoren. Lotët ishin për ato tre muaj djerse e mundi që u shpërblyen në fund”, shtoi ai.

Uldedaj e vlerësoi si të pandershëm kundërshtarin e tij argjentinas.

“Siç thashë përgatitjet kanë qenë intensive prandaj [nuk kisha frike nga e majta e tij].Faktikisht, kundërshtari nuk ka boksuar pastër me goditje pas koke dhe pas shpine dhe nuk ia doli”.

I pyetur se cili është mesazhi për të rinjtë shqiptarë, Uldedaj tha: “Vazhdoni ëndrrën tuaj sepse një dite ëndrrat bëhen realitet siç m’u ka bërë mua”, u shpreh 21-vjeçari.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco