Boksieri shqiptar shpallet kampion bote përballë argjentinasit

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote përballë argjentinasit

23:35, 15/12/2018

Jurgen Uldedaj, u shpall kampion bote në sfidën e vlefshme për titullin “WBO Youth”, në peshat “Cruiser”, mbrëmjen e sotme, në “Tirana Olimpik Park”.

Boksieri shqiptar fitoi përballë argjentinasit, Nikolas Leandro Arganaraz, në sfidën që zgjati plot 10 raunde.

Gjyqtari i parë, Mateo Montela, dha rezultatin 98-91. Gjyqtari i dytë, Hoze Martinez 98-91, po i njëjti vendim.

Edhe gjyqtari i tretë, Piter Adam, dha rezultatin 98-91. Kështu, boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fitoi me vendim unanim nga gjyqtarët.

“Ky është thjesht një motivim i vogël, për t’u shpallur kampion bote kur të rritem, në këtë federatë. Kundërshtari nuk kishte ardhur kot, edhe ai luftoi, por sonte fitoi më i miri. Përderisa kam marrë iniciativën për të hipur në këtë ring, nuk kam frikë. Kam qenë i sigurt për fitoren. Titullin ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm, babait dhe xhaxhait tim.” – ishin fjalët e para të Uldedajt për Rtsh pas fitores së titullit botëror./ panorama

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco