FOTO/ Tronditet kapiteni i njohur, i vdes babai në shkallët e stadiumit

FOTO/ Tronditet kapiteni i njohur, i vdes babai në shkallët e stadiumit

23:13, 15/12/2018

Kapiteni i Stuttgartit, Christian Gentner është në ditën e tij më të vështirë pasi babai i tij ndërroi jetë në stadium duke ndjekur ndeshjen Stuttgart-Hertha.

Në përfundim të ndeshjes, Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor.

Të kota ishin ndërhyrjet e menjëhershme pasi babai i kapitenit të Stuttgartit u nda nga jeta.

“Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco