Ilir Daja i lumtur për 3 pikët që mori ndaj Kamzës: Rezultat pozitiv

Ilir Daja i lumtur për 3 pikët që mori ndaj Kamzës: Rezultat pozitiv

21:23, 15/12/2018

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka folur pas fitores 1-0 ndaj Kamzës.

Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i vlonjatëve i gëzohet 3 pikëshit që të besuarit e tij morën ndaj kamzalinjve.

"Ishte një rezultat pozitiv, pasi edhe Kamza luajti mirë. Duke qenë ndeshja e parafundit e gjysmës së sezonit, nuk pritnim ndonjë spektakël. Nuk jemi mësuar të luajmë me topa të gjatë. Torasa dhe Alvesh kanë sakrifikuar, si edhe gjithë ekipi, për të marrë këtë 3 pikësh, për të qenë afër grupit të ekipeve ku kemi objektivat", tha ai.

Do luftoni për Europë, apo edhe më shumë?

Në një periudhë të mirë mini-faze në këtë kohë, besoj se do bëjmë më mirë, qoftë sepse do kemi të gjithë potencialin në pozicion. Por, objektivat nuk do i ndryshojmë njëherë. Të shohim, si do nisë gjysma tjetër e kampionatit, pa harruar edhe ndeshjen e Kupës. Nuk do i rrisim kot pritshmëritë, por kjo nuk do të thotë që do i ndryshojmë edhe rrugës.

Rëndësi kanë pikët?

Kur projektohet një ekip, bëhet me të gjithë lojtarët në dispozicion. Tani nga fundi na erdhi i gjithë kontingjenti. Kale, Torasa dhe Alvesh, në një gjendje më të mirë fizike, janë shumë për një sulm të mirë. Me këto pikë që kemi, shto edhe ndeshjen e fundit me Tiranën që kemi, pastaj fazën e dytë do bëjmë diçka edhe në drejtim të performancës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco