Trajneri i Tiranës, Mema: Ja fajtorët e humbjes ndaj Laçit

Trajneri i Tiranës, Mema: Ja fajtorët e humbjes ndaj Laçit

18:06, 15/12/2018

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema foli i zhgënjyer pas humbjes 2-1 në transfertë ndaj laçit e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Në një reagim për mikrofonin e ‘Supersportit”, Mema nuk kurseu kritikat ndaj lojtarëve madje ai kishte rezerva edhe ndaj vendimeve të arbitrit.

"Pjesa e pare ishte për tu harruar, një ekip që nuk luftonte,  Laçi i fitoj te gjitha dyluftimet, kjo lojë është loja e dyluftimeve, por ne nuk fituam thuajse asnjë dyluftim. Një nga gjerat që të vjen keq është pjesa e arbitrimit, nuk do merrem më me këtë  pjesë se kjo nuk është pjesa jonë, e kam mbyllur që me ndeshjen në Durrës këtë pjesë. Do të isha kurioz nëse do ti ndodhte Laçit kjo, si do të reagonin", tha ai.

Pjesën e dytë ishte një Tiranë ndryshe, pse nuk ishit kështu edhe në pjesën e pare?

Një nga gjërat që tani i fola mbas ndeshjes ishte që pse e filloni lojën 2 me 0? Ekipi ka mundësi për të fituar, nuk e shprehin që ne fillim këto janë gola që ia falim kundërshtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco