Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Leonardo shpërthen pas eliminimit të Milanit nga Europa League

Leonardo shpërthen pas eliminimit të Milanit nga Europa League

23:44, 13/12/2018

Milani është eliminuar nga Europa League, por akuza të ashpra ka për arbitrin francez Bastien.

Në një moment kritik të ndeshjes, akordoi penallti, por drejtori sportiv kuqezi, Leonardo, ka rritur dozën dhe ka shpërthyer në akuza.

“Jemi jashtë Europës. Doja të rishihja episodet, sidomos goditjen e këndit. Për ne vërshëlleu një të ngjashme, ndërsa për Olympiacos jo. E kishim goditje këndi dhe Castillejo sa e preku topin dhe ia la shokut, por arbitri e quajti faull. E njëjta gjë ndodhi me skuadrën greke”, tha braziliani.

“Penalltia nuk mund të jepej. Kishte gjithmonë zhurma kur sulmonim, ndoshta instrumente dhe kjo nuk është normale, jo e rregullt. Vështirë të jem i kënaqur në këtë moment, askush nga ne nuk duhet të jetë. UEFA duhet të jetë model për klubet dhe të përdorë VAR. Mjaft kështu. Lejuan që të bënin çfarë të donin. Zhurma që nuk tolerohen, aq sa më detyruan të zbres poshtë. Kjo nuk është normale. Ky është eliminim i padrejtë, kaq mund të them! Fajet tona i analizoj herë tjetër”, deklaroi Leonardo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco